Klitshcko kërkon ndihmë për ta mposhtur Putinin dhe për ta shijuar më pas lirinë - Gazeta Express
string(80) "klitshcko-kerkon-ndihme-per-ta-mposhtur-putinin-dhe-per-ta-shijuar-me-pas-lirine"

Sport

Gazeta Express

11/03/2022 18:16

Klitshcko kërkon ndihmë për ta mposhtur Putinin dhe për ta shijuar më pas lirinë

Sport

Gazeta Express

11/03/2022 18:16

Ish-kampioni i boksit në peshat e rënda Wladimir Klitschko, vëllai i kryetarit të bashkisë së Kyivit dhe boksierit Vitali Klitschko, ka kërkuar ndihmë në luftën kundër Rusisë.

Ukraina është duke u përballur me agresionin rus, teksa Klitschko është njëri nga personat e shumtë nga fusha e sportit që po i del në ndihmë vendit të tij, shkruan Gazeta Express.

45-vjeçari përmes një postimi në “Twitter” ka bërë thirrje për ndihmë kundër luftës së Vladimir Putinit.

“Ju lutem na ndihmoni që të luftojmë kundër luftës së Putinit, në mënyrë që ai të na lë në paqe”, ka shkruar ai.

Wladimir Klitschko, i cili u tërhoq nga boksi profesionist në vitin 2017, iu bashkua forcave ushtarake të Ukrainës pasi u regjistrua në ushtrinë rezervë muajin e kaluar. /Gazeta Express/