Klitshcko detyrohet të reagojë: S’kam folur për shqiptarët, është lajm i rremë - Gazeta Express
string(75) "klitshcko-detyrohet-te-reagoje-skam-folur-per-shqiptaret-eshte-lajm-i-rreme"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2022 19:48

Klitshcko detyrohet të reagojë: S’kam folur për shqiptarët, është lajm i rremë

Lajme

Gazeta Express

27/05/2022 19:48

Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko nuk ka bërë asnjë deklaratë për Kosovën dhe shqiptarët. Këtë e ka thënë vetë ai sot nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram.

“Disa media të huaja online, përfshirë ato ruse, kanë shpërndarë një ‘deklaratë’ timen rreth Serbisë dhe Shqipërisë. Nuk e kam thënë unë”, shkroi ai.

Lexo Edhe:

Një medium shqip me seli në Zvicër i quajtur “Le Canton 27”, ka publikuar një deklaratë të cilën pretendon se e ka thënë Vitaly Klitchko, e që ndërlidhet me çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe çlirimin e Ukrainës nga Rusia.

“Më vjen shumë mirë që takoj për herë të parë një gazetar shqiptar, një rast i mirë për t’ju përcjell një mesazh juve, popullit shqiptar në Ballkan. Kemi dëgjuar e lexuar se edhe ju shqiptarët si ne ukrainasit jeni njerëz të paqes, liridashës, por edhe luftarakë që e do nevoja, që na e imponon ndokush. Ne sot po luftojmë kundër regjimit rus që po tenton të okupojë vendin tonë, Ukrainën që mëse 100 ditë, sikur ju që ishit dikur të okupuar nga Serbia…”, ishte deklarata e Klitchko e publikuar nga Le Canton 27.ch.

Një deklaratë e tillë pati nxitur reagime të ashpra në Beograd, përfshirë një deklaratë nga Aleksandar Vulin, ministër i Mbrojtjes.