Klitschko i rikthehet boksit, dëshiron të rrihet me Joshuan, Wilderin ose Furyn - Gazeta Express
string(77) "klitschko-i-rikthehet-boksit-deshiron-te-rrihet-me-joshuan-wilderin-ose-furyn"

Gazeta Express

15/12/2019 9:58

Klitschko i rikthehet boksit, dëshiron të rrihet me Joshuan, Wilderin ose Furyn

Gazeta Express

15/12/2019 9:58

Wladimir Klitschko ka lënë të kuptohet se dëshiron t’i rikthehet boksit, pasi i ka pyetur adhuruesit e vet në rrjetet sociale se me cilin prej top boksierët, Anthony Joshua, Deontay Wilder dhe Tyson Fury duhet të luftojë ai.

Ish-kampioni i botës në kategorinë e rëndë u pensionua nga boksi para dy vjetëve, menjëherë pas humbjes ndaj Joshuas, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Joshua e rrahu Klitschkon me nokaut në rundin e 11-të, në natën e paharrueshme në stadiumin Wembley në Londër, gjatë të cilës të dy boksierët u rrëzuan dhe ngritën në këmbë.

Pas atij meçi të shquar, Klitschko, 41 vjec në atë kohë, njoftoi pensionimin tronditës, përkundër bisedimeve për një rimeç të mundshëm në Las Vegas.

Por ukrainasi, i cili e dominoi divizionin e peshave të rënda për më shumë se një dekadë dhe e përfundoi karrierën me 64 fitore dhe pesë humbje, ka lënë të kuptohet se mund ta bëjë një rikthim habitës.

Në tri postime të ndara në Twitter, ish-kampioni i botës u kërkoi adhuruesve të vet ta zgjedhin kundërshtarin e tij të ardhshëm.

“Më lejoni t’ju argëtoj me këtë, pëlqejeni ose jo: Fury vs Klitschko 2”, shkroi ai.

“Më lejoni t’ju argëtoj me këtë, pëlqejeni ose jo: Joshua vs Klitschko 2”, shkroi ukrainasi.

“Më lejoni t’ju argëtoj me këtë, pëlqejeni ose jo: Wilder vs Klitschko”, përfundoi ai.

Përdoruesit e Twitter e zgjodhën Furyn si kundërshtarin e ardhshëm të Klitschkos.

Tyson Fury e rrahu Wladimir Klitschkon për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë më 2015