Klinaku: Nasim Haradinajt do t’i konfirmohet aktakuza më 11 dhjetor - Gazeta Express
string(65) "klinaku-nasim-haradinajt-do-ti-konfirmohet-aktakuza-me-11-dhjetor"

Klinaku: Nasim Haradinajt do t’i konfirmohet aktakuza më 11 dhjetor

Lajme

Gazeta Express

04/12/2020 18:38

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL–UÇK’së, Faton Klinaku, ka njoftuar përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook se me datën 11 dhjetor do të konfirmohet aktakuza për Nasim Haradinajn.

Klinaku thotë se sipas avoaktit të Haradinajt, Bas Martens, aktakuza nga Specialja do t’i konfirmohet me datën 11 dhjetor, ndërsa me datën 15 dhjetor do të mbahet seanca gjyqësore, shkruan Express.

Lexo Edhe:

“Në bazë të avokatit të Nasim Haradinajt, Bas Martens, me datën 11 dhjetor 2020 konfirmohet aktakuza, ndërsa me datën 15 dhjetor 2020 do të mbahet seanca gjyqësore”, shkruan Klinaku.

Në bazë të avokatit të Nasim Haradinajt, Bas Martens, me datën 11 dhjetor 2020 konfirmohet aktakuza, ndërsa me datën 15 dhjetor 2020 do të mbahet seanca gjyqësore.

Posted by Faton Klinaku on Friday, December 4, 2020

Nënkryetari i OVL-UÇK’së, Nasim Haradinaj, është arrestuar nga zyrtarë të Speciales më 25 nëntor./Express/