Klauzola 'Anti-Haaland' e Real Madridit, që i ndihmon Manchester Cityt - Gazeta Express
string(67) "klauzola-anti-haaland-e-real-madridit-qe-i-ndihmon-manchester-cityt"

Futboll

Gazeta Express

06/12/2022 13:39

Klauzola ‘Anti-Haaland’ e Real Madridit, që i ndihmon Manchester Cityt

Futboll

Gazeta Express

06/12/2022 13:39

Real Madrid janë shumë të interesuar për ta transferuar talentin brazilian, Endrick dhe për këtë dëshirojnë që ta largojnë Manchester City nga gara për nënshkrimin e tij

Sipas asaj që raporton Marca, Manchester City ishte shumë më përpara për ta transferua brazilianin por Real Madridi po synon ta bëjë një klauzolë “anti-Haaland” në kontratën e Endrickut.

Lexo Edhe:

Los Blancos janë duke shikuar për të nënshkruar me yllin e ri brazilian dhe agjentët e të riut kanë thënë që nuk dëshirojnë që klubi i Madridit të bëjë ndonjë ofertë për Haalandin nëse dëshirojnë që marrëveshja e tyre të kalojë.

Duke marrë parasysh që Haaland ka një klauzolë lirimi në kontratën e tij, e cila lejon që ai të shitet për 200 milionë euro, kjo mund të shihet si një favor për Pep Guardiolën pasi që menaxheri spanjoll e sheh sulmuesin norvegjez pjesë të pandarë të projektit të tij me skuadrën nga Manchester. /GazetaExpress/