Klaus Gjasula: Nuk ishte paraqitja më e mirë nga ne, por humbëm nga kampioni i botës - Gazeta Express

Sport

Gazeta Express

17/11/2019 23:06

Klaus Gjasula: Nuk ishte paraqitja më e mirë nga ne, por humbëm nga kampioni i botës

Sport

Gazeta Express

17/11/2019 23:06

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, ka folur për medie pas takimit Shqipëri-Francë.

Shqipëria u mund me rezultat 2-0 por gjatë trë lojës krijoi raste ndaj kampionëve të botës.

“Ishte shume vështirë kishim përballë futbollista shumë të mirë dhe ishim në situatë të vështirë”, tha Gjasula pas ndeshjes.

“Humbëm dy zero nga kampioni botëror. Nuk kemi çtë bëjmë. Nuk ishte paraqitja më e mirë. Na bënë gola shumë të lehtë, ishte një festë e bukur dhe nuk kishte shumë rëndësi për pikë”

“Vitin tjetër do ecim më mirë”, shtoi lojtari i Paderbornit. /Express/