Klaudia Pepa bën kërcimin provokues… reagon menjëherë ish bashkëshorti Albi Nako


Gazeta Express
15 Prill 2019 9:07

Balerina e njohur shqiptare Klaudia Pepa së fundmi ka shkëlqyer në videoklipin “Amante” të reperit të njohur Ghetto Geasy. Realisht performanca e saj na ka lënë pa fjalë të gjithëve, ndërkohë rikujtojmë se ideja që ajo të merrte pjesë në klip, ka qenë e Marina Vjollcës.

Këtë të fundit e ka pohuar vetë Ghetto (Getoar Selimi) përgjatë një interviste në “Xing me Ermalin.

Teksa të gjithë e kanë shijuar dhe pëlqyer pa fund videoklipin në fjalë, së fundmi ka pasur një reagim nga ish-bashkëshorti i Klaudias, koreografi Albi Nako.

Në postimin e fundit të Pepës në Instagram, ku shfaqet një sekuencë e shkëputur nga videoja e shumëpërfolur, ka komentuar Albi, duke lënë 2 emoji duartrokitjesh. Kjo tregon se atij i ka pëlqyer tej mase mënyra se si Klaudia ka kërcyer.

Klaudia dhe Albi i dhanë fund martesës në vitin 2017-të, por megjithatë ruajnë marrëdhënie të mira. Së fundmi përflitet se ai është në një lidhje me balerinën Alba Hoxha./joq

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart