180 minuta nuk kanë mjaftuar për ta përcaktuar ekipin që do të kualifikohet në play-offin e Conference Leagues.
Klaksivk fitoi 2:1 pas 90 minutave ndaj Ballkanit, duke e çuar ndeshjen në vazhdime, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë, u mbyll me fitore të suharekasve me rezulta 3:2.
Klaksvik kaloi në epërsi në minutën e 56-të përmes Mikkelsen.
Në minutën e 83-të, Ermal Krasniqi realizoi një gol të bukur nga distanca.
Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe rikthyen epërsinë në minutën e 89-të, pas golit të Da Silvas.
Mbetet të shihet nëse 30 minutat e vazhdimeve do ta përcaktojnë fituesin. /Gazeta Express/