Klajdi dhe Bruno “çmendin” rrjetin me “Oj lulije”


Gazeta Express
10 Tetor 2019 12:45

“Threedots” është padyshim ndër labelat më të pëlqyer në skenën e muzikës shqiptare, ndërsa Klajdi e Bruno janë ndër anëtarët më aktivë.

Janë dy anëtarët e këtij grupi, Bruno dhe Klajdi Haruni që së bashku kanë sjell një version shumë të veçantë të këngës së vjetër “Oj lulije”, këngë kjo kryesisht e kënduar në dasma.

Kënga, e cila është publikuar vetëm në versionin audio ka vetëm pak orë që kur u bë publike, por arriti që në një kohë rekord të shpërndahet në rrjete sociale.

Kësaj kënge Klajdi e Bruno do t’i realizojnë edhe videoklipin, për të cilin kanë kërkuar edhe ndihmë.

“Shpresojmë të na ndihmoni për të realizuar videon e kësaj kënge. Filmoni veten tuaj kudo ju mendoni dhe na i dërgoni në instagramet tona personale”,  thuhet në përshkrimin e videos së ‘Oj lulije’ në kanalin “Youtube”

E kjo tashmë ka filluar të realizohet edhe nga fytyrat publike.

Kanë qenë Morena Taraku dhe dizenjatorja Blerina Kllokoqi Rugova, të cilat kanë realizuar një video interesante në veturë, e cila pritet t’i bashkangjitet edhe videos finale.

Veçantia tjetër e këtij projekti është edhe minutazha e shkurtë, gjë për të cilën janë ankuar edhe komentuesit në video.

Nuk dihet nëse me video kënga ‘Oj lulije’ do të publikohet më e gjatë pasi versioni audio është vetëm 1:22 minuta./GazetaExpress/

Klajdi & Bruno – Oj Lulije

Kurrë nuk do të ju marrë mendja se cili është emri i vërtetë i këngëtarit Bruno

Te fundit


Kthehu lart