Kjo veturë elektrike është më e shitura në Gjermani - Gazeta Express
string(51) "kjo-veture-elektrike-eshte-me-e-shitura-ne-gjermani"

Kjo veturë elektrike është më e shitura në Gjermani

AutoTech

Gazeta Express

17/10/2022 20:54

Krossoveri elektrik nga Tesla Model Y, duket se është një veturë mjaft e kërkuar, pasi vetëm gjatë shtatorit e kanë blerë mbi 10 mijë gjermanë.

Shitja e veturave të reja në Gjermani gjatë shtatorit është rritur për 17 për qind, në raport me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Lexo Edhe:

Në total janë regjistruar 224.816 vetura të reja në këtë shtet evropian. E pavarësisht kësaj, në nëntë muajt e parë, gjermanët blenë për 7.4 për qind më pak vetura sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, pronarët e rinj futën në garazhet e tyre 1.867.885 vetura të reja, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq në shtator është rritur edhe shitja e veturave elektrike dhe atyre plug-in hybrid (ku në total janë shitur 72.725 njësi), ku është rritur shitja e tyre për 29 për qind.

Nga ato vetura, 44.389 ishin elektrike, e 28.336 plug-in hybrid.

E të dhënat më bindëse ishin ato të Tesla Model Y, ku në Gjermani u shitën 9.846 njësi gjatë shtator – duke u bërë vetura më e shitur në Gjermani, dhe duke e lënë pas Volkswagen Golfin (me 7.095 njësi të shitura).