Kjo të pret në Prishtinë, nëse e gjuan bërllokun aty ku s’duhet
Lajme
Gazeta Express
05/10/2022 12:22
Komuna e Prishtinës, konkretisht drejtoria e Inspekcionit, ka gjobitur një qytetar i cili ka hedhur mbeturina në pronë publike.
Qytetari është gjobitur në shumë prej 100 euro, teksa komuna e
Prishtinës ka bërë të ditur se do të dënohen të gjithë ata që hedhin
mbeturina në vende të tjera përveç në vendet e destinuara.
“Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave ndikon negativisht në
komunitetin dhe mjedisin tonë; inspektorati do të jetë në terren për të
minimizuar sa më shumë këtë problem”, thuhet në njoftimin e komunës.
Tutje, komuna e Prishtinës ka lutur qytetarët për bashkëpunim, teksa ka bërë thirrje që kryeqyteti të mbahet i pastër.