Kjo substancë në cigaret elektronike shkakton disa sëmundje të mushkërive


Gazeta Express
6 Shtator 2019 11:13

Shkencëtarët ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se e kanë zbuluar substancën kimike që është prezente në cigaret elektronike dhe është përgjegjëse për më shumë se 200 sëmundje të mushkërive, shkruan The Washington Post, transmeton Gazeta Express.

Përafërsisht të gjitha mostrat e cigareve elektronike, të cilat janë testuar kishin përmbajtjen e njëjtë të një vaji të derivuar nga vitamina E. Kjo sipas një raporti të lëshuar nga “Food and Drug Administration”.

Sipas raporteve të mëhershme të Qendrës për Kontrollim dhe Parandalimin të Sëmundjeve, shumica e sëmundjeve të mushkërive kohëve të fundit ishin të shkaktuara nga cigaret elektronike.

Studimet e fundit gjithashtu kanë treguar, se vaji i cili ka qenë i lidhur me simptomat e këtyre sëmundjeve të mushkërive është gjetur në 10 nga 18 mostra të këtyre cigareve të testuara.

Sipas zyrtarëve të shtetit njerëzit duhet urgjentisht të ndalojnë së përdoruri këtë lloj të cigareve, për shkak të dëmeve të mëdha shëndetësore që ato kanë. /Gazeta Express

Te fundit


Kthehu lart