Kjo konsiderohet si poezia më romantike e Ismail Kadaresë - Gazeta Express

Kjo konsiderohet si poezia më romantike e Ismail Kadaresë

Arte

Gazeta Express

01/12/2021 23:14

Ismail Kadare (lindur më 28 janar 1936) është shkrimtari më i njohur shqiptar ku njihet si novelist, poet, eseist, skenarist dhe dramaturg.

Ai konsiderohet figura më e lart letrare dhe intelektuale. Fillimisht ai kishte filluar si poet karrierën në letërsi derisa botoi romanin e tij të parë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, i cili i dha atij një famë ndërkombëtare.

Lexo Edhe:

Më poshtë po e sjellim njërën prej poezive më romantike të tij me titull “Ti dhe hëna” . /GazetaExpress/

“Ti dhe hëna”

Kësaj nate me hënë të vjeshtës
Dola fushës të bredh kuturu.
Retë shtohen me vrap pa reshtur,
Hëna duket aty-këtu.

Porsi vetë mendimet e mia
Po më shtyhem ndër mend më shpesh
dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti
si kjo hënë që duket mes resh.

Hëna shpejt do të zhduket dhe netët
do të mbeten pa të, kurse ti
në ëndërrimet e mia pa jetë
perëndim s’do të kesh kurrsesi.