Kjo është vetura më e shitur në Evropë - Gazeta Express
string(38) "kjo-eshte-vetura-me-e-shitur-ne-evrope"

Kjo është vetura më e shitur në Evropë

Lajme

Gazeta Express

28/10/2021 7:59

Kohët e fundit, nuk po mbarojnë lajmet e mira për Elon Musk. Dy nga sipërmarrjet e tij më të njohura, Tesla dhe Space X, u kritikuan fillimisht, jo për gjenialitetin dhe kurajën pas tyre, por për dyshimin se në afatmesëm nuk do të ishin rentabël dhe do të harroheshin si projekte.

Por ndërkohë që udhëtimet hapësinore dhe transporti me kosto më të ulët i sateliteve po bëhen realitet me raketat e Space X, edhe Tesla po fillon të përfitojë nga shifra masive shitjeje.

Lexo Edhe:

Lajmi i bujshëm i ditëve të fundit vijnë nga tregu europian i automjeteve, ku pikërisht makinat elektrike të Musk kanë qenë më të shiturat, dhe jo vetëm në segmentin elektrik, por në renditjen e përgjithshme.

Ne veçanti, mjeti i quajtur Model 3 rezulton më i shituri i shtatorit, me 24 600 të tillë. Një rekord historik për një mjet elektrik, që për herë të parë kalon gjigantët tradicional të industrisë automobilistike si Volkswagen dhe Renault.

Tregu po i jep besim mjeteve elektrike dhe hibride, që tashmë janë 25% e shitjeve, dhe veçanërisht krijesës së Musk, dhe kjo përkthehet në arkëtime rekord për kompaninë amerikane.

Lajmi që gjiganti ndërkombëtar i mjeteve me qira, Hertz, do të blejë 100 mijë Tesla për të përditësuar flotën e saj në Amerikën e Veriut ka dërguar në qiell çmimin e aksioneve të kompanisë së Musk. Tesla është kompania  e parë automobilistike vlera e të cilës kalon 1 trilion dollarët, e gjashta në çdo sektor ekonomik.

Mendohet se Musk ka përfituar rreth 35 miliardë dollarë vetëm të hënën kur marrëveshja me Hertz u zyrtarizua, ndërkohë pasuria personale e jug-afrikanit gjenial mendohet se ka tejkaluar tashmë 290 miliardë dollarët.