Kjo është ushtria më e madhe në botë


Gazeta Express
13 Maj 2019 13:04

Ushtria e Turqisë konsiderohet si një ndër më të mëdhatë në Evropë. Ndërsa që nga dita e sotme, ajo do të nis stërvitjen më të madhe ndonjëherë, nga Denizkurdu, për të vazhduar edhe në detërat tjera

Stërvitjet e udhëhequra nga Marina Turke, do të vazhdojnë deri më 25 maj në detin Mesdhe, Egje dhe detin e Zi.

Mediat e huaja bëjnë të ditur se ushtrimet e ushtrisë turke do të përbëhen nga 131 anije luftarake, 57 aeroplanë luftarak dhe 33 helikopterë.

Forcat do të ndërmarrin operacione strategjike për t’u përballur me situata të tensionuara, si dhe për kohë të luftrave, përcjell Gazeta Metro.

Sistemet e armëve kombëtare, duke përfshirë këtu edhe automjetin ajror me shpejtësi të lartë Simsek dhe anijen e mbrojtjes anti-sipërfaqësore Albatros, do të marrin pjesë në stërvitje. Ndërsa, nëndetëse të nivelit të lartë, frigate, artileri detare, UAV të armatosur, si dhe njësitë e kërkimit e shpëtimit do të marrin pjesë gjithashtu.

Ndryshe, Turqia si vendi që ka ushtrinë e 3-të më të fuqishme në Evropë, radhitet me këto statistika:

Personeli ushtarak: 710.565

Forca totale e aeroplanëve: 1056

Avionët luftarakë: 207

Tanke luftarake: 2446

Asete të përgjithshme detare: 194

Buxheti: 10 miliardë dollarë.

Te fundit


Kthehu lart