Kjo është situata në pikat kufitare të Kosovës, mos ia mësyni Merdares


Gazeta Express
19 Prill 2019 18:38

Pika kufitare në Merdare vazhdon të jetë një nga pikat më të padëshiruara nga bashkatdhetarët, pasi edhe për të hyrë e për të dalë nga Kosova, duhet të presin me orë të tëra.

Një situatë e ngjashme është edhe sot.

Sipas faqes zyrtare të Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufijve, aktualisht pritja për të hyrë në Kosovë është 2 orë e gjysmë, ndërsa për të dalë nga Kosova duhet pritur në kolonë për 1 orë e gjysmë, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë situatë pak më e mirë është tek Dheu i Bardhë, pasi që atje duhet pritur për të hyrë në Kosovë 1 orë , ndërsa për të dalë nga Kosova vetëm 10 minuta.

Në Muçibabë pritja për të hyrë në Kosovë është 3-5 minuta, ndërsa për të dalë nga Kosova 30 minuta.

Kjo situatë përsëritet sa herë që bashkatdhetarët ia mësyjnë Kosovës për të pushuar./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart