Kjo është shumë e parave të arkëtuara nga Feronikeli pas fitores në Kupë


Gazeta Express
24 Maj 2019 23:54

Feronikeli e ka kurorëzuar sezonin e tyre fantastik me një fitore në finalen e Kupës së Kosovës.

Nikli ka arritur ta mposht Trepçën 89 me rezultat 5:1, duke siguruar titullin e dytë këtë sezon.

Golat për Feronikeli i shënuan, Fazliu (15’), Hoti (26’), Morina (67’) dhe Rexha (71’, 91’).

Feronikeli pas fitores në finale të Digitalb Kupës së Kosovës, do t’i pasurojë arkat e klubit me 30 mijë euro. Trepça ’89 do t’i arkëtojë 10 mijë sosh.

Te fundit


Kthehu lart