Kjo është puna e parë që e bëri Arben Vitia pasi rimori detyrën e Ministrit të Shëndetësisë - Gazeta Express
string(91) "kjo-eshte-puna-e-pare-qe-e-beri-arben-vitia-pasi-rimori-detyren-e-ministrit-te-shendetesise"

Kjo është puna e parë që e bëri Arben Vitia pasi rimori detyrën e Ministrit të Shëndetësisë

Lajme

Gazeta Express

28/12/2022 14:13

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, mori sot pjesë në ceremoninë e përurimit të Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive dhe atë të Klinikës së Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, në Komunën e Prishtinës.

Në fjalën e tij, kryeministri tha se është nder i veçantë pjesëmarrja e tij në këtë përurim të këtyre dy objekteve ku tani, sportistët tanë do të kenë më në fund, një qendër që ofron shërbime mjekësore të asaj cilësie të lartë të cilën ata e meritojnë.

Lexo Edhe:

Hapja e Qendrës Kombëtare të Mjekësisë Sportive sipas kryeministrit do na mundësojë, tani më shumë se kurrë, parandalimin e sëmundjeve dhe njëherit diagnostifikimin e sëmundjeve të sportistëve, përmes kontrolleve sistematike shëndetësore, thuhet në komunikatën për media.