Kjo është ora e parë inteligjente e Google - Gazeta Express
string(42) "kjo-eshte-ora-e-pare-inteligjente-e-google"

AutoTech

Gazeta Express

12/05/2022 0:57

Kjo është ora e parë inteligjente e Google

AutoTech

Gazeta Express

12/05/2022 0:57

Google ka zbuluar orën e saj të parë inteligjente në konferencën vjetore të zhvilluesve, raportoi BBC-ja të mërkurën.

Google Pixel Watch kombinon sistemin e vet operativ Wear me gjurmuesin e shëndetit Fitbit.

Lexo Edhe:

Fitbit u ble nga Google për 2.1 miliardë dollarë në vitin 2019.

Ora mund të çiftohet vetëm me pajisjet Android dhe është e përputhshme me 4G, që do të thotë se mund të funksionojë vetë pa qenë pranë telefonit – por për ta bërë këtë kërkon planin e vet të të dhënave. Për këtë, si telefoni ashtu edhe ora duhet të jenë në të njëjtin rrjet, bëri të ditur Google.

Gjigandi i teknologjisë nuk zbuloi çmimin për pajisjen, por tha se do të jetë një “produkt premium” kur të lansohet në vjeshtë.

Ajo përballet me konkurrencë të ashpër nga Apple dhe Samsung, kompani këto që janë liderë në treg për orët inteligjente.

Tashmë ka shumë orë Android të palëve të treta që funksionojnë në sistemin operativ Wear të Google, por deri më tani Google nuk ka pasur pajisjen e vet.

Rick Osterloh, nënkryetar i lartë i pajisjeve dhe shërbimeve në Google, tha se kombinimi i “ekspertizës së ekosistemit të Google dhe Fitbit” ishte ajo që e bëri produktin unik.