Kjo është oferta për Range Rover Sport SVR, merre këtë verë n’LUXURY


Gazeta Express
24 Korrik 2019 14:10

Ndër vite, çdo gjeneratë e Range Rover Sport ka dëshmuar se është makina e cila më së miri kombinon dinamikën me luksin në vozitje. Sot, ky kombinim i veçantë ka arritur kulminacionin. Është momenti ta shihni nga afër dhe të përjetoni vozitjen e mahnitshme që ofron Range Rover Sport SVR, natyrisht ky model ndodhet në Luxury Auto, shtëpia e Range Rover në Kosovë.

Ky është Range Rover Sport SVR.

Dizajnuar, projektuar dhe ndërtuar nga ekspertiza e inxhinierëve të Qendrës Teknike të Jaguar Land Rover SVO në Britani të Madhe, modeli SVR paraqet progresin natyral përtej performancës së shkëlqyer në terrene të vështira e në rrugë të gjata të Range Rover Sport.

Ju mund të bëheni pronari i Range Rover nëpërmes Raiffaisen Leasing dhe Banka Ekonomike Leasing me një super mundësi. Por fillimisht të shohim se çfarë ju ofron Evoque 2019 që mund të shihni në Luxury, shtëpinë e Range Rover në Kosovë.

575PS dhe 700Nm janë shifrat që arrin t’i prodhojë motori 5.0 Supercharged V8. SVR arrin shpejtësinë 100km/h në vetëm 4.5 sekonda dhe vazhdon nxitimin deri në 283km/h. E gjitha kjo bëhet nën luksin që vetëm një foristradë me logon Land Rover mund të ofrojë.

Përpos performancës fantastike në rrugë, Range Rover Sport SVR lë mbresa edhe jashtë saj.

Makina është e pajisur me sistemin Terrain Response® 2, sistem ky që përshtat makinën në terrene të ndryshme, qofshin ato me baltë, rërë apo borë, dhe siguron se kjo foristradë tejkalon çdo pengesë që i del para.

Performanca e lartë e kësaj makine përmbush edhe nevojat e atyre konsumatorëve që kërkojnë maksimumin nga automjeti i tyre. Range Rover Sport SVR është vërtetë foristrada me performancë të lartë më e aftë në botë.

Ndryshe, të gjitha veturat nga Land Rover mund t’i shihni nga afër në Luxury, nga e hëna deri të shtunën. Ju mund të bëheni pronari i Range Rover nëpërmes Raiffaisen Leasing dhe Banka Ekonomike Leasing me një super mundësi.

Për detaje na kontaktoni në: +383 44 600 000; luxuryauto-ks.com https://www.facebook.com/autoluxuryshpk/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart