Kjo është një ndër shenjat e para të kancerit


load
Gazeta Express
15 Tetor 2019 12:50

Sëmundja e kancerit është shkaktari numër dy i vdekjeve në botë, pas sëmundjeve kardiovaskulare. Kanceri, i konsideruar si vrasësi i heshtur, ka tendencë të mos shfaqë simptoma deri në stadet kur tanimë ka avancuar. Gjithsesi, njerëzit duhet të informohen për këto shenja të lehta, që shfaqen që në fillim, në mënyrë që të diagnostikohen sa më herët.

Disa nga simptomat e para të kancerit janë:

Humbje e papritur e peshës– nëse nuk jeni duke mbajtur dieta ose nuk jeni duke kryer aktivitete fizike me qëllim për t’u dobësuar dhe keni humbur peshë, atëherë kjo nuk mund të jetë një gjë e mirë. Humbja e papritur e peshës, mund të jetë shenjë e kancerit të lukthit, pankreasit apo mushkërive.

Temperaturë e lartë– kanceri në gjak siç është leukemia ose limfoma kanë si simptomë të parë temperaturën e lartë.

Lodhje e vazhdueshme– është normale të ndiheni të lodhur pas një jave të ngarkuar ose pas një udhëtimi,. Mirëpo nëse lodhja vazhdon për një kohë të gjatë, atëherë mund të jetë shenjë e kancerit në lukth, zorrë apo në gjak.

Ndryshime të papritura të lëkurës– në të shumtën e rasteve, ndryshimet  e papritura në lëkurë mund të jenë të lidhura me motin ose dietat. Në disa raste ky ndryshim, mund të jetë si simptomë e parë e kancerit të lëkurës.

Vështirësi në frymëmarrje– kjo simptomë mund të shfaqet si shkak, i prekjes nga disa lloje të kancerit siç është ai i mushkërive, gjoksit dhe mëlçisë.

Gjakderdhje e papritur– nëse gjatë kollitjes apo urinimit keni vërejtur gjak, atëherë duhet të kontrolloheni, sepse kjo mund të jetë si shenjë e kancerit të gjirit, zorrës së trashë apo veshkave. /Express

Te fundit


Kthehu lart