Kjo është letra që Sokol Halili ia kishte lënë babait të tij - Gazeta Express
string(60) "kjo-eshte-letra-qe-sokol-halili-ia-kishte-lene-babait-te-tij"

Kjo është letra që Sokol Halili ia kishte lënë babait të tij

Lajme

Gazeta Express

02/12/2022 17:45

Telivizioni T7 ka arritur që të sigurojë letrën që Sokol Halili ua kishte dorëzuar familjarëve të tij në momentin kur ishte kthyer në shtëpi, derisa Policia po e kërkonte për vrasjen e Hamide Magashit, raporton Gazeta Express.

Në fillim të letrës që ka siguruar gazetari, Unitet Berisha, Sokol Halili ka treguar se e ka vrarë me vetëdije Hamide Magashin.

Lexo Edhe:

Ai tutje ka shkruar se dëshiron të tregojë se çfarë ka qenë raporti i tij me Hamide Magashin dhe ka përmendur një plan që thotë se e kishte bërë ajo bashkë me motrat e veta.

Gjithmonë sipas letrës që ka shkruar Sokol Halili, Hamide Magashi i ka kërkuar atij që të bënin një marrëveshje, që ajo të shkojë dha ta rrisë fëmijën e vetë tek shtëpia e babait të saj.

Siç shkruan në letër, ajo i kishte ofruar 25 mijë euro për këtë gjë…