Kjo është kompania që ofron pesë milionë dollarë për restaurimin e Notre Dame


Gazeta Express
18 Prill 2019 11:47

Gjignati amerikan “Walt Disney”, që ka fituar miliona dollarë të ardhura nga filmi vizatimor “Kurrizo i Notre Damit” i publikuar në vitin 1996, bëri sot një dhurim prej pesë milionë dollarësh për rindërtimin e katedrales Notre Dam në Paris, pjesërisht e shkatërruar nga zjarri që ra të hënën.

“Notre Dam është një simbol shprese dhe bukurie që ka farkëtuar zemrën e Parisit dhe shpirtin e Francës ndër shekuj, arkitektura e tij frymëzon respekt dhe nder”, theksoi drejtori i përgjithshëm i sipërmarrjes, Robert Iger, i cituar sot në një komunikatë të sipërmarrjes.

“Kompania Walt Disney qëndron në krahë të miqve dhe fqinjëve tanë (…), duke ofruar mbështetjen tonë të sinqertë si dhe një dhuratë prej pesë milionë dollarësh për restaurimin e kësaj vepre arti të pazëvendësueshme”, shtoi Robert Iger.

Filmi i rreth katedrales, “Kurrizo i Notrë Damit”, i ka sjellë më shumë se 300 milionë dollarë fitime “Disney”

Te fundit


Kthehu lart