Përse u përhap kaq shpejt koronavirusi në Itali? - Gazeta Express
string(47) "perse-u-perhap-kaq-shpejt-koronavirusi-ne-itali"

Përse u përhap kaq shpejt koronavirusi në Itali?

Gazeta Express

24/02/2020 23:50

Brenda vetëm 48 orësh, 6 persona humbën jetën nga koronavirusi në Itali, ndërsa numri i infektimeve u rrit me ritme frikësuese. Sipas të përditshmes italiane Corriere della Sera, shifra e rasteve të prekura mund të vazhdojë të rritet teksa vendi e gjen veten të përfshirë nga makthi që prej ditës së premte, kur u shënua viktima e parë.

Situata ka mbërritur në pikën që rajonet e Lombardisë dhe Venetos të bllokohen plotësisht. Mjaft zona atje janë futur në karantinë, nëpër rrugë ka dalë ushtria e shkollat, kinematë, pishinat e shumë objekte tjera publike janë mbyllur për të paktën një javë.

Lexo Edhe:

Po përse në vendin fqinj virusi po përhapet kaq shpejt? Angelo Boreli nga mbrojtja civile thotë se problem nuk është numri i testeve të realizuara, por fakti që mjekët kanë pasur vështirësi me identifikimin e simptomave të koronavirusit që në fillim.

Personi i parë që u paraqit me shenjë të sëmundjes në Itali ishte një 38 vjeçar, i cili nuk kishte udhëtuar jashtë vendit. Atë e nxorën fillimisht nga spitali me idenë që kishte një grip të thjeshtë, por më pas gjendja e tij u përkeqësua, dhe pas rikthimit u zbulua se kishte koronavirusin.

Ndërkohë, nuk po gjendet se cili është pacienti “zero“, ndërsa mendohet se mund të ketë qenë dikush i kthyer nga Kina, i cili mund të ketë infektuar të tjerë e mbase vetë, të jetë shëruar.