Kjo është gruaja më e gjatë në botë që vendosi edhe tri rekorde të reja - Gazeta Express
string(71) "kjo-eshte-gruaja-me-e-gjate-ne-bote-qe-vendosi-edhe-tri-rekorde-te-reja"

Fun

Gazeta Express

05/05/2022 2:06

Kjo është gruaja më e gjatë në botë që vendosi edhe tri rekorde të reja

Fun

Gazeta Express

05/05/2022 2:06

Një grua turke e cila e mban rekordin botëror të Guinnessit për gruan më të gjatë ka marrë çmime edhe për tri rekorde të tjera, për duart, gishtat dhe shpinën, shkruan Upi.

Rumeysa Gelgi është 2.31 metra e gjatë dhe titullin e ka marrë në tetor të vitit 2021, ndërkaq tash ka katër rekorde botërore.

Lexo Edhe:

Gishti më i gjatë i Gelgit është 11.176 centimetra dhe ka fituar rekordin botëror për gishtin më të gjatë në botë.

Dora e gruas turke është afër 25 centimetra, duke fituar gjithashtu edhe rekordin për dorën më të gjatë në botë. Ajo gjithashtu ka fituar rekordin edhe për shpinën më të gjatë në botë.

“Kam lindur me veçori unike. Dua të jem mirënjohëse për gjitha këto që i kam. Shpresoj që do t’i inkurajojë edhe të tjerët që kanë veçori të tilla”, ka thënë ajo.

Videon ku flitet për rekordet e Gelgti mund ta ndiqni këtu…