“Kjo është gjithë jeta ime”, Tahiri nervozohet pasi u shty sërish gjyqi


Gazeta Express
22 Korrik 2019 12:45

Sot për herë të katërt është shtyrë seanca gjyqësore ndaj ish- ministrit Saimir Tahiri.

Arsyetimi ka qenë se ndodhemi në ditët e fundit të muajit dhe se gushti është pushim.

Ish-ministri i Brendshëm në një deklaratë për mediat tha se kjo ishte e tepërt, pasi kjo që sipas tyre duket si lojë është jeta e tij.

“U bënë dy vite besoj se dhe shtyra e sotme është e tepërt. Me pretendimin se është para gushtit dhe gushti është pushim më duket akoma më e tepërt.

Mendoj se ishin të gjitha kushtet që të bëhej një gjykimi pandërprerë siç e kërkon edhe Kodi edhe ligji, siç duhet të jetë normalisht për një çështje të tillë. Tani është shtyrë për në shtator kjo histori. Nuk u lodhët me 2 vite që e ndiqni këtë histori?

Nuk dua të vë asnjë emër, thjesht dua të them se po zgjatet përtej çdo limiti të arsyeshëm. Jam plotësisht i gatshëm ta mbroj veten çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë. N

uk e kuptoj sesi prokuroria që ka dy vite që merret me këtë çështje nuk është e gatshme ta bëjë këtë në minutën më të parë që i jepet arsyeja me parimin ose të dënojë një kriminel ose të lërë të lirë një të pafajshëm. Kaq e thjeshtë.

Më duket e tepërt. Tani nuk kam ca të bëj sepse vendimi u mor. Çfarë kisha për ta thënën e thashë edhe në seancë. U shty herën e parë për çështje poste, herën e dytë për çështje policësh, herën e tretë për çështje letrash dhe herën e katërt se gushti është pushim.

I kam parë letrat dhe nuk kanë asnjë germë më shumë sesa letrat e para që kam parë unë që në shtator të 2018 kur kërkuan në Parlament heqjen e imunitetit tim. Nuk ka asnjë germë më shumë. Jam sjellë. Shyqyr që u gjetën dokumentet. Merre me mend se çfarë ndodh me njerëzit. Kur unë kam mundësinë të flas para jush e të them ndonjë gjë. Merre me mend se çfarë ndodh me njerëzit që ulërrasin dhe nuk dëgjohen” tha ai.

Gjate kesaj seance Saimir Tahiri eshte nervozuar ndersa prokuroret kane kerkuar 2 jave kohe per pretencen.

“Nese per ju eshte procedure, per mua eshte gjithe jeta ime”, eshte shprehur ai.

Ndërkohë seanca e radhës për Tahirin do mbahet më 10 shtator.

Te fundit


Kthehu lart