Kjo është gjendja në Tregun e Gjelbër pas përfshirjes nga zjarri - Gazeta Express
string(64) "kjo-eshte-gjendja-ne-tregun-e-gjelber-pas-perfshirjes-nga-zjarri"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2023 12:12

Kjo është gjendja në Tregun e Gjelbër pas përfshirjes nga zjarri

Lajme

Gazeta Express

09/06/2023 12:12

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama të premten ka vizituar Tregun e Gjelbër pasi në mbrëmjen e së enjtes u përfshi nga zjarri ku si pasojë janë djegur disa lokale dhe tezga.

Dukagjini ka siguruar pamje të gjendjes së kioskave pas përfshirjes nga zjarri.

Lexo Edhe:

Ndryshe, të enjten këtë rast për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka deklaruar se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbër në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.