Kjo është gjendja e pacientëve me koronavirus të cilët po trajtohen në Infektivë - Gazeta Express
string(80) "kjo-eshte-gjendja-e-pacienteve-me-koronavirus-te-cilet-po-trajtohen-ne-infektive"

Kjo është gjendja e pacientëve me koronavirus të cilët po trajtohen në Infektivë

Gazeta Express

22/05/2020 10:08

Nëntë pacientë të sëmurë me COVID-19, janë duke u trajtuar aktualisht në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, raporton Express.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka pubikuar raportin e Infektivës, sipas së cilit, katër pacientë janë në gjendje të rëndë.

Lexo Edhe:

Klinika është në pritje të rezultateve për dy pacientë.

“Një pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik)”, thuhet në raport. /Gazeta Express