Kjo është gjendja e Ante Rebic pas lëndimit që pësoi - Gazeta Express
string(52) "kjo-eshte-gjendja-e-ante-rebic-pas-lendimit-qe-pesoi"

Kjo është gjendja e Ante Rebic pas lëndimit që pësoi

Gazeta Express

28/09/2020 19:41

Milani merr lajmin më të mirë dhe Ante Rebic mund të buzëqeshë: rënia e keqe kundër Crotone nuk shkaktoi dëmtime serioze në bërrylin e sulmuesit të Milanit, i cili do t’i nënshtrohet një rezonance mangetike brenda 10 ditësh.

Më poshtë është njoftimi për shtyp nga klubi kuqezi.

Lexo Edhe:

“AC Milan njofton se pas zhvendosjes së bërrylit të tij të majtë të pësuar në ndeshjen Crotone-Milan, sot Ante Rebić iu nënshtrua një skanimi CT që konfirmoi mungesën e frakturave dhe hetimeve të mëtejshme që përjashtuan ndërlikimet e nervit vaskular periferik. Një rezonancë kontrolli me vlerësimin e specialistëve është planikuar për rreth dhjetë ditë”.