Kjo është gjendja aktuale në veri, nëpërmjet fotografive - Gazeta Express
string(55) "kjo-eshte-gjendja-aktuale-ne-veri-nepermjet-fotografive"

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 14:25

Kjo është gjendja aktuale në veri, nëpërmjet fotografive

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 14:25

Policia e Kosovës që nga mbrëmë ka shtuar praninë në veri të Mitrovicës, pas zhvillimeve të fundit që u paraprinë zgjedhjeve të jashtëzakonshme që janë shpallur të mbahen më 18 dhjetor.

Mbrëmë, por edhe sot janë parë numër më i madh i policëve të Kosovës në pjesë të ndryshme në veri të vendit.

Lexo Edhe:

Prani më e shtuar e Policisë është parë në “Lagjen e Boshnjakëve” dhe afër Zyrës së KQZ-së në Mitrovicën e Veriut, e cila ishte cak i sulmit me shok-bombë.

Kujtojmë se mbrëmë një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar në Zveçan me armë zjarri, ku si pasojë një polic është plagosur dhe po trajtohet në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Fotografitë e realizuara nga fotografja: Laura Hasani