Kjo është dobësia në sistemin e sigurisë së iPhone, paralajmëron Apple - Gazeta Express
string(69) "kjo-eshte-dobesia-ne-sistemin-e-sigurise-se-iphone-paralajmeron-apple"

AutoTech

Gazeta Express

30/03/2021 1:21

Kjo është dobësia në sistemin e sigurisë së iPhone, paralajmëron Apple

AutoTech

Gazeta Express

30/03/2021 1:21

Përdoruesit e iPhone rekomandohet që të përditësojnë celularët e tyre për shkak të një problemi që lidhet me sigurinë.

Apple ka nxjerrë përditësimin më të fundit të sistemit, që rregullon këtë anomali për sigurinë e iPhone.

Lexo Edhe:

Përditësimi për iPhone është 14.4.2, për iPadOS 14.4.2 dhe për WatchOS 7.3.3.

Apple pranon se ky defekt që ka të bëjë me sigurinë e sistemit të saj, mund të jetë shfrytëzuar nga hakerat. Anomalia u zbulua nga ekspertët e laboratorit të “Google Project Zero”, që vazhdimisht kërkojnë për dobësitë në sistemin e sigurisë së këtyre pajisjeve.

Studiuesit zbuluan problemin tek një pjesë e softuerit që lidhet me Safarin. Prandaj, Apple këshillon që të gjithë përdoruesit e iPhone dhe pajisjeve të tjera të përditësojnë sistemin operativ me versionin më të fundit.  /tvklan.al