Kjo është arsyeja pse jodi është i rëndësishëm gjatë shtatzënisë - Gazeta Express
string(64) "kjo-eshte-arsyeja-pse-jodi-eshte-i-rendesishem-gjate-shtatzenise"

Kjo është arsyeja pse jodi është i rëndësishëm gjatë shtatzënisë

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

19/10/2022 18:59

Marrja e konsiderueshme e jodit gjatë shtatzënisë është e tejet e rëndësishmë në zhvillimin intelektual të foshnjës.

Mirëpo, studimi i fundit i botuar në International Journal of Environment Research and Public Health ka zbuluar se një numër i konsiderueshëm i grave nuk po përdorin mjaftueshëm jodin.

Lexo Edhe:

Si rezultat i mos-përdorimit të jodit, fëmijët vihen në rrezik për zhvillimin e kushteve neurologjike shkruan Verywell Family.

Jodi, në këtë rast, ruan funksionimin normal të tiroides, e cila rregullon hormonet që kontrollojnë metabolizmin, rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe funksionet tjera thelbësore të trupit.

Gjatë shtatzënisë, konsumimi i mjaftueshëm i jodit siguron që fëmija juaj të ketë gjithashtu funksionin e rregullt të tiroides.

Shmangia e jodit shkakton pengesa në rritjen dhe zhvillimin e trurit, thotë Colleen DeBoer.

“Konsumimi i vitaminave para lindjes, të cilat përmbajnë jod, është mënyra më e mirë për të sigurur se po merrni sasi të mjaftueshëm të jodit.”

Vanessa Rissetto, dietologe, rekomandon përfshirjen e ushqimeve që janë burime të jodit si ushqimet e detit, qumështi, jogurti dhe djathi.

Mungesa e jodit manifestohet me simptoma të tilla si, lodhje, kapsllëk dhe ndjeshmëri ndaj temperaturave të ftohta.