Kjo është arma që dyshohet se u përdor në vrasjen në Gradicë të Drenasit - Gazeta Express
string(72) "kjo-eshte-arma-qe-dyshohet-se-u-perdor-ne-vrasjen-ne-gradice-te-drenasit"

Kjo është arma që dyshohet se u përdor në vrasjen në Gradicë të Drenasit

Lajme

Gazeta Express

06/04/2021 10:04

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në fshatin Gradicë të Drenasit. Atje është vrarë një 15-vjeçar dhe është plagosur babai i tij, raporton Express.

I dyshuari për vrasje është dorëzuar sot në Polici. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Lexo Edhe:

Ahmeti ka thënë se 54-vjeçarit i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Sot rreth orës 08:30, është dorzuar në polici i dyshuari për vrasjen që ndodhi mbrëmë në fshatin Gradicë. Xh. B. (mashkull) 54 vjeç,shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit poashtu i është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet të jet përdorur në rast. Ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Express