Kit Harington nuk i duron kritikët e Game of Thrones, debaton ashpër me fansa


Gazeta Express
17 Prill 2019 1:22

Aktori Kit Harington, i njohur për rolin e tij, John Snow në serialin Game of Thrones, ka ofenduar fansat e tij të cilët e kishin kritikuar episodin e parë të serialit.

Harington, i cili po merr pjesë në serialin e zhanrit histori/fantazi, tha se ai po e mbron serialin, duke i thënë të gjithëve kritikëve të serialit “ata mund të shkojnë të q****.” Raporton The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Duke folur për kritikat ndaj episodit të parë ai tha:

“Nuk dua të tringëlloj keq për kritikat e këqija që na kanë ardhur – por sidoqoftë kritikat ndërtohen për vetëm gjysmë ore, ndërsa seriali ka vite që po ndërtohet, kështu ata mund të shkojnë të q****.”

Sipas The Guardian, 200.000 fansa në Britani kanë qëndruar deri në orën 2 të natës vetëm për ta shikuar serialin.

Te fundit


Kthehu lart