Kishte uzurpuar banesën e shqiptarit, KFOR-i britanik i hyri nga dritarja serbit në Prishtinë


Gazeta Express
11 Shtator 2019 13:26

Ndonëse lufta kishte mbaruar, KFOR-i përballej ende me probleme të shumta që në ditët e para kur kishte hyrë në Kosovë.

Uzurpimi i banesave ishte një nga problemet e mëdha të pasluftës në Kosovë, sidomos në kryeqytet.

Një serb kishte uzurpuar një banesë që ishte pronë e një shqiptari në qendër të Prishtinës, ai ishte raportuar për të shtëna me armë dhe kishte filluar t’i hidhte mobilet nga banesa në katin e tretë dhe për këtë kishte ndërhyrë KFOR-i britanik.

Serbi kishte refuzuar t’u përgjigjej britanikëve, ndërsa nga dritarja ai kishte provokuar me gjeste dhe fjalë fyese duke shtënë edhe me armë.

Pas refuzimit për t’u dorëzuar, ushtarët britanikë i hynë nga dritarja dhe arrestojnë serbin, ky veprim u prit me duartrokitje e brohoritje të shqiptarëve që ishin mbledhur duke thirrur “NATO, NATO”, përcjell Magazina.al.

Për më shumë shihni pamjet:

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart