Kishin mbushur makinën plot me kanabis, dy të arrestuar në kufirin greko-shqiptar


Gazeta Express
9 Nëntor 2019 13:16

Mbi 38 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Sajadhe dhe Igumenicë, ku është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.

Sipas medieve fqinje, në bagazh dhe sediljet e pasme të makinës janë gjetur dhe sekuestruar nga policia greke 37 pako me 38 kg e 410 gram marijuanë. Ndërkohë, në pranga ka rënë persona, kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur.

Kujtojmë se prej fillimit të vitit policia greke ka sekuestruar kryesisht pranë kufirit, por edhe ne zona te tjera, rreth 9.5 tonë marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

5e45e9b4 0684 4803 Aa41 F2cff694d903

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart