Kisha ortodokse i dhuron policisë 1 mijë maska e doreza dhe 110 litra dezinfektant - Gazeta Express
string(82) "kisha-ortodokse-i-dhuron-policise-1-mije-maska-e-doreza-dhe-110-litra-dezinfektant"

Kisha ortodokse i dhuron policisë 1 mijë maska e doreza dhe 110 litra dezinfektant

Gazeta Express

09/04/2020 14:54

Kisha ortodokse Autoqefale e Shqipërisë i ka dhuruar policisë një sasi prej 1 mijë maskash e dorezash, si dhe një sasi prej 110 litrash dezinfektant.

Hirësia i Tij Asti Bakallbasi u shpreh: “E kishim menduar prej kohësh, por tani mundëm që t’i siguronim. Ofrojmë dhe ne diçka, meqenëse ju jeni në frontin e parë të luftës. Ne ju kemi në lutjet tona të përditshme. Zoti qoftë me ju, t’ju ndriçojë dhe t’ju fuqizojë”.

Lexo Edhe:

Drejtori i DVP Tiranë Rebani Jaupi është shprehur: “Ju falënderojmë për këtë kontribut dhe që na keni futur në listën e prioriteteve, pasi misioni juaj i vërtetë është që të ndihmoni njerëzit në nevojë. Policia ka nevojë për mbështetje në këtë situatë, pasi jemi në frontin e parë të luftës kundër këtij armiku të padukshëm. Dëshiroj që nëpërmjet jush t’u jap një mesazh të gjithë qytetarëve, të cilët në këto ditë të vështira të vazhdojë të ruajnë me rigorozitet të gjitha ato orientime të cilat qeveria dhe mjekësia i jep. Të ruajmë njëri-tjetrin. Gjesti juaj nëpërmjet këtyre maskave na ndihmon shumë që në kontaktin që ne kemi me qytetarët t’i mbrojmë ata, të mos i infektojmë familjarët tanë, kështu që zinxhiri të ndërpritet”.

Policia e Shtetit, bashkë me mjekët, infermierët, forcat e armatosura, zjarrfikëset etj., mbeten në vijën e parë të frontit për përballjen e Koronavirusit.