“Kisha nevojë të të puthja", Iliri habit me veprimin ndaj Monikës - Gazeta Express
string(49) "kisha-nevoje-iliri-habit-me-veprimin-ndaj-monikes"

“Kisha nevojë të të puthja”, Iliri habit me veprimin ndaj Monikës

Rozë

Gazeta Express

13/01/2022 13:36

Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja janë dy nga konkurrentët e shtëpisë së “Big Brother VIP”, të cilët janë përfolur shumë kohët e fundit për shkak të miqësisë së tyre tashmë të krisur, duke kaluar në hatërmbetje dhe konflikte.

Në “PRIME”-n e ditës së martë, u trajtua njëra nga kto konfliktet që nxiti edhe më shumë keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet e dyshes.

Lexo Edhe:

Megjithatë, së fundmi duket se gjakrat janë qetësuar midis tyre pas një veprim spontan e të paparashikuar nga Ilir Shaqiri.

Monika, Iliri, Arbri dhe Arjola ishin në dhomën e ndjënjes duke biseduar.

Gjatë kohës që Monika nisi të flasë për teatrin dhe pasionin e saj, Iliri i afrohet dhe i dhuron një puthje në faqe.

Monika habitet nga ky veprim duke e pyetur:

“Çfarë ishte kjo?”

“Është një puthje që nuk është asnjë lloj gjëje, thjesht një puthje. Kisha nevojë të ta jepja.”-është përgjigjur balerini që ka surpriuar me veprimin e tij.

“Thjesht një puthje? Do me thënë që lufta jonë vazhdon”-shtoi aktorja.

“Sigurisht”-ka përfunduar Iliri i buzëqeshur.