string(65) "kinemaja-e-zgjeruar-ne-lumbardhi-me-biseda-dhe-shfaqje-te-filmave"

Arte

Gazeta Express

06/05/2025 15:39

Kinemaja e Zgjeruar në ‘Lumbardhi’ me biseda dhe shfaqje të filmave

Arte

Gazeta Express

06/05/2025 15:39

Për muajin maj, programi i klubit të filmit Kinemaja e Zgjeruar vijon me bisedat dhe shfaqjet e filmave fokusuar në kinemanë e kujtimeve, të njerëzve që e kanë vizituar Kino Lumbardhin dhe që rrëfejnë çdo të mërkurë dashurinë dhe eksperiencat e tyre lidhur me filmat që ata kanë parë në periudha të ndryshme në Prizren.

Më 7 maj nga ora 19:00 do të mbahet bisedë më Asım Mongovci, i cili e njeh mirë Kino Lumbardhin pasi gjatë viteve ‘90 ai ka punuar si operator i kinemasë. Përpos lidhjes së tij të fortë me filmin, ai njihet si aktor e deri në vitin 2020 ai ka luajtur mbi 20 role të ndryshme në vepra për skenë për të rinj e të rritur në teatrin turk “Nafiz Gurciali”.

Pas bisedës vijohet më shfaqjen e filmit të përzgjedhur, që i përket zhanrit komedi e romancë e që ka në qendër një nga mendjet më brilante letrare të të gjitha kohërave drejt rrugës së krijimit të një prej veprave më shenjuese teatrore, sakaq dashuria kthehet në motiv frymëzimi, me gjithë thellësinë dhe poetikën që mbart.