Kina publikon lajmet për ndërtimin e një baze në Hënë


Gazeta Express
25 Prill 2019 19:58

Kina planifikon që të ndërtojë një stacion për hulumtime shkencore me bazë në hënë, në një periudhë prej 10 vitesh, thuhet në agjencinë shtetërore të lajmeve në Kinë, Xinhua, transmeton Gazeta Express.

Administrata Kombëtare Kineze e Hapësirës (CSNA), pretendon që të ndërtojë një stacion hulumtues me bazë në polin jugorë të Hënës, tha Zhang Keijan, kreu i kësaj administrate. Ky lajm konsiderohet aq revolucionar sa edhe ulja e anijes së Apollo të NASA-s në Hënë, gjatë luftës së ftohtë.

Detajet për këtë plan janë ende të pakta, por CSNA ka bërë hapa konkretë për realizimin e kësaj ideje.

Pjesa e parë e këtij stacioni të përhershëm, do të dërgohet brenda pjesës së parë të vitit 2020, raporton AFP, dhe nuk do të ketë lidhje me Stacionin Ndërkombëtarë Hapësinorë.

Kina është e dyta, pas SHBA-së sa i përket shpenzimeve për programet e tyre hapësinore. Edhe SHBA, ka njoftuar se ekzistojnë planet për një ulje në Hënë, dhe qëndrim më të gjatë atje, por ende nuk janë dhënë detaje. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart