Kina “ia ftofë” Tesla-s, ia kalon me shitje me një veturë elektrike për 3.700 euro - Gazeta Express
string(79) "kina-ia-ftofe-tesla-s-ia-kalon-me-shitje-me-nje-veture-elektrike-per-3-700-euro"

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 9:21

Kina “ia ftofë” Tesla-s, ia kalon me shitje me një veturë elektrike për 3.700 euro

Lajme

Gazeta Express

25/02/2021 9:21

Një veturë elektrike që kushton vetëm 3.700 euro po shitet në Kinë më shumë sesa veturat e prodhuesit të njohur amerikan për këtë lloj veturash, Tesla.

Vetura e vogël me një palë dyer po del të jetë një sukses i madh në treg për prodhuesin shtetëror kinez, SAIC Motor, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vetura e quajtur “Hong Guang Mini EV” po prodhohet si pjesë e një sipërmarrjeje të përbashkët me gjigantin amerikan, General Motors.

Muajin e kaluar, shitjet e kësaj veture elektrike në kinë ishin gati dyfish më të shumta se ato të Tesla-s, për të cilën u diskutua rreth çështjeve të sigurisë.

Ekspertët e veturave thonë se ndonëse automjeti kinez qëndron shumë më prapa se Tesla për cilësinë e baterisë, jetëgjatësinë e saj dhe performancën e veturës, çmimi i saj i ulët e ka bërë atë një ndër veturat më të shitura në Kinë.

Pasi doli në treg vitin e kaluar, modeli themelor mund ta arrijë shpejtësinë maksimale prej 100 kilometrash në orë dhe me të mund të udhëtojnë më së shumti katër persona njëkohësisht, ndonëse hapësira është mjaft e ngushtë.

Vetëm gjatë pjesës së dytë të vitit të kaluar, në Kinë u shitën 112.000 vetura të këtij modeli, duke u radhitur në vendin e dytë, pas modelit “Tesla Model 3”.