Kina akuzon SHBA-në për “terrorizëm ekonomik”


Gazeta Express
30 Maj 2019 19:25

Kina akuzoi administratën Trump për “terrorizë ekonomik” të enjten, duke përshkallëzuar tensionet me Shtetet e Bashkuara në luftën e tyre tregtare.

Ministria e Punëve të Jashtme tha se Shtëpia e Bardhë ka “sjellë dëme të mëdha në ekonominë e vendeve të tjera edhe vet tek SHBA”, tha zëdhënësi Lu Kang për gazetarët në Pekin të enjten.

Lu e përshkroi politikën tregtare amerikane si “terrorizëm tipik ekonomik, hegjemonizëm ekonomik dhe unilateralizëm ekonomik”.

Deklarata pasoi një retorikë të ngjashme nga mediat shtetërore kineze, e cila lëshoi një mesazh të ashpër në Uashington të mërkurën: “Mos thuani që nuk ju kemi paralajmëruar”, shkruan CNN.

Paralajmërimi erdhi pasi agjensia kryesore e planifikimit ekonomik të Kinës sugjeroi se do të ishte e gatshme të frenonte eksportet e mineraleve të rralla të tokës, të cilat janë vendimtare për prodhimin e teknologjisë së lartë.

Më 15 maj, administrata Trump nënshkroi një urdhër që potencialisht ndalonte kompanitë kryesore kineze, të tilla si gjiganti teknologjik Huawei, nga blerja e komponentëve jetikë nga SHBA.

Te fundit


Kthehu lart