Kimmich i prish punët me Bayernin, e mendon largimin - Gazeta Express
string(51) "kimmich-i-prish-punet-me-bayernin-e-mendon-largimin"

Kimmich i prish punët me Bayernin, e mendon largimin

Futboll

Gazeta Express

30/05/2023 15:55

Joshua Kimmich duket se i ka prishur punët me Bayern Munichun.

Mesfushori gjerman e ka shprehur pakënaqësinë e tij pas largimit të trajnerit Julian Nagelsmann, i cili u zëvendësua me Thomas Tuchelin, ndërsa në ditët e fundit u pasua nga shkarkimet e shefit ekzekutiv, Oliver Kahn dhe të drejtorit sportiv, Hasan Salihamidzic.

Lexo Edhe:

E rrugën e tyre mund ta ndjek edhe përfaqësuesi gjerman, i cili pëlqehet nga klubet e mëdha evropiane. Mbi të gjitha, Barcelona.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.

Kimmich shihet si zëvendësues i Sergio Busquets, i cili e ka konfirmuar largimin në fund të sezonit.

Kimmich është favorit për të përfunduar në Camp Nou para mesfushorit të Fiorentinës, Sofyan Ambrabat, i cili ka përfunduar në radar të “Blaugrana” që nga afati kalimtar i janarit.

Ndërkohë, për Kimmich interesim kanë shprehur edhe klubet angleze. /Gazeta Express/