Kimi ndalon seksin mes adoleshentëve në Korenë e Veriut - Gazeta Express
string(55) "kimi-ndalon-seksin-mes-adoleshenteve-ne-korene-e-veriut"

Kimi ndalon seksin mes adoleshentëve në Korenë e Veriut

Gazeta Express

02/06/2020 22:12

Regjimi i Koresë së Veriut ka ndaluar marrëdhënies seksuale mes adoleshentëve, duke e quajtur këtë akt “armiqësor”.

Madje nëse prindërit dhe mësuesit nuk arrijnë që të kontrollojnë fëmijët dhe nxënësit, ata rrezikojnë që të ndëshkohen.

Lexo Edhe:

Arsyeja është se adoleshentët e njohin seksin vetëm përmes pornografisë dhe se nuk ka edukim seksual.

Jo vetëm kaq, autoritetet në Korenë komuniste kanë nisur edhe një fushatë për të parandaluar dhe ndëshkuar sjelljet promocionale midis të rinjve në vend.

E para masë që autoritetet marrin për ndalimin e seksit mes adoleshentëve, që shihet si një mënyrë për të ruajtur themelet e shoqërisë kombëtare, ata kërcënojnë me ndëshkim prindërit dhe mësuesit që nuk arrijnë t’i kontrollojnë ato.

Si një masë tjetër parandaluese, Komiteti Qendror i Partisë së Punëtorëve, i cili ka mbizotëruar vendin që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ka urdhëruar organizatën e saj rinore të inspektojë shkollat ​​dhe të kontrollojë telefonat e studentëve.

Në shoqërinë konservatore të Koresë së Veriut, edukimi rreth seksit është i ndaluar në shkolla, dhe të rinjtë mësojnë rreth seksit përmes pornografive kontrabandë nga Korea e Jugut, SHBA dhe Japonia.

Në Korenë e Veriut marrëdhëniet seksuale midis të rinjve konsiderohen imorale.

Disa vëzhgues kanë vënë re se mungesa e edukimit seksual minimal në Korenë e Veriut nuk favorizon pjekurinë e brezave të rinj, duke rritur gjithashtu rrezikun e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.