Kimi, ëmbëltorja më e vjetër në Kosovë


Gazeta Express
15 Prill 2019 11:31

Asan Azizi, është ai i cili është plakur në mes bakllavasë e sheqerit. Ai para 60 vitesh e kishte hapur një ëmbëltore në qendër të Gjilanit, të cilën e kishte titulluar “EGIPAD” dhe për vite të tëra, ai u ka shërbyer me dashuri të gjithë atyre që kishin ndaluar aty.

Tani, ai është 89 vjeç, ndërsa këtë biznes e ka trashëguar edhe tek nipat e tij.

Visar Azizi flet më shumë rreth kësaj ëmbëltore, e cila është ndër më të vjetrat në Kosovë.

Visari thotë se e bënë me kënaqësi këtë punë, pasi që babai i tij i ndjerë kishte kërkuar që ky biznes familjar të mos shuhej.

Gjyshi i tij, Azizi i cili tashmë nuk është mirë me shëndet, iu ka treguar nipërve të tij për vështirësitë që i kanë hasur në të kaluarën vetëm e vetëm që kjo pastiqeri t’i mbijetojë kohës.

Kjo vazhdon të mbetet ndër ëmbëltoret më të kërkuara në Gjilan, por edhe më gjerë.

Visari vazhdon rrëfimin e tij duke treguar që këtë biznes do ta zgjerojnë edhe në Prishtinë, vetëm e vetëm për ta bërë krenar gjyshin, por edhe babanë e tij të ndjerë.

Për më shumë ndiqeni videon:

Te fundit


Kthehu lart