Kim Kardashian pozon në të brendshme, në shkretëtirë - Gazeta Express
string(51) "kim-kardashian-pozon-ne-te-brendshme-ne-shkretetire"

Kim Kardashian pozon në të brendshme, në shkretëtirë

Gazeta Express

25/02/2020 11:33

Kim Kardashian ka xhiruar reklamën për linjën e saj të të brendshmeve, SKIMS, këtë herë në shkretëtirë.

Ylli televiziv, Kim Kardashian është një nga më të përfolurat në botë në mediat rozë dhe njihet si në ndër femrat me format më të përsosura trupore.

Lexo Edhe:

Kim në paraqitjet e saj publike nuk i dëshpëron asnjëherë fansat e saj, duke u paraqitur çdo herë e më joshëse, shkruan arbresh.info

Vitet e fundit, ylli i “Keeping Up With Kardashians” ka bërë bujë të madhe në rrjetet sociale, duke përfshirë qindra miliona ndjekës në Twitter dhe Instagram.

Pasi postoi fotot në Instagramin e saj personal të shtunën ku shihet në krye të një makine “Lancia Stratos HF Zero” të vitit 1970, ekipi i Kimit shpërndau një video të re nga xhirimet në faqen e saj “Skims”.

Kim nuk linte vend për imagjinatë në sytjena dhe pantallonat me ngjyrë nudo, të cilat ia theksonin hiret e saj trupore superseksi.

“Sa e çmendur para 2 vjetësh postova këtë një makinë të një lloji koncepti … dhe tani kam qëlluar me të njëjtën makinë për xhirimet e mia të reja Skims! Endrrat bëhen realitet!”, shkroi Kimi.

Kujtojmë se 38- vjeçarja paguhet 300 mijë – 500 mijë dollarë për një postim të saj në Instagram.