Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez në vlugun e studimeve, por studimet e tyre ia prish ARod - Gazeta Express
string(89) "kim-kardashian-dhe-jennifer-lopez-ne-vlugun-e-studimeve-por-studimet-e-tyre-ia-prish-arod"

Gazeta Express

12/12/2019 21:58

Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez në vlugun e studimeve, por studimet e tyre ia prish ARod

Gazeta Express

12/12/2019 21:58

Kim Kardashian e ka falënderuar Jennifer Lopez se është “studiuesja më mirë e trupit”, por Alex Rodriguez ka ndërprerë bisedën e tyre duke u paraqitur si dordolec

Ato kanë një lidhje të veçantë për disa vite.

Lexo Edhe:

Kim Kardashian e ka listuar si “mësuese”, Jennifer Lopezin, e cila i ka ndihmuar për të mësuar terminologjnë ligjore të marketingut, të cilën gjë ajo e ka paraqitur para miliona ndjekësve të saj në “Portal” nga platforma Facebook.

Ylli 39 vjeçar është duke studiuar shumë kur ajo e ka telefonuar shoqen e saj për ndihmë, e cila është ndërprerë nga i fejuari i saj, Alex Rodriguez, i cili i është lutur asaj që ti lërë librat pak dhe të bëjnë një dordolec për fëmijët e tyre.

“Faleminderit që ishte shoqe e studimeve të mija”, ka thënë Kim në telefon derisa shihet e ulur afër disa librave.

“Natyrisht! Ne do të bëjmë gjithçka që ti të jesh juristja më e mirë që kemi”, ka thënë Lopez. “OK, nëse të pandehurit paraqesin ndonjë padi, gjykata do ta jap atë?”.

“Jo, sepse ata veprojnë në bazë të statutit të shtetit”, përgjigjet Kim.

“Po, shumë mirë! Pyetja tjetër”, thotë Lopez para se të marrë kartat ku i ka të shkruara pyetje.

Por, pas kësaj Alex ngritët nga tavolina me një veshje dimri dhe pyet: “Ende po studioni? Mendova që ne do ta bëjmë dordolecin”.

“I dashur, vetëm po e ndihmoj Kimin me dëtyrat e shtëpisë”, thotë Lopez para se ARod të përgjigjet: Por, fëmijët mezi po presim! Kim ju jeni avokate…pothuajse; bë diçka!”.

“Nuk do ta marrë këtë rast”, u përgjigj nëna e katër fëmijëve derisa Rodriguez e “kundërshtojë” kurse Kim e përfundojë bisedën me “anulim” deri herën tjetër. /GazetaExpress/