

24 Prill 2019 23:04
Një ditë para takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka arritur në territorin e Rusisë.
Delegacioni i zyrtarëve rusë që përshëndetën Kim Jong Un pas arritjes në stacionin e trenave Khasan të rajonit Primorye, përfshinte zëvendësministrin e Jashtëm Igor Morgulov, ambasadorin rus në Korenë e Veriut Aleksander Matsegora dhe personalitete të tjera.
Rrugëtimet e Kim Jong Un zgjasin shumë pasi ai udhëton me tren ndërsa jo me ndonjë mjet tjetër transporti, shkruan BBC.
Juri Ukshakov, një zyrtar i Kremlinit një ditë më parë tha se Putin e Kim do të diskutojnë për përpjekjet politike dhe diplomatike për të zgjidhur çështjen bërthamore në Gadishullin Korean.
Ndërsa së fundi me të arritur në Rusi, siç shkruajnë mediat e huaja, Kim ka deklaruar se ka kohë të gjatë që ai dëshironte ta realizonte këtë vizitë.