Kim i ka “vënë vizën”, Berisha: Po s'më kërkoi falje publike, s'takohet më me mua - Gazeta Express
string(74) "kim-i-ka-vene-vizen-berisha-po-sme-kerkoi-falje-publike-stakohet-me-me-mua"

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2022 12:47

Kim i ka “vënë vizën”, Berisha: Po s’më kërkoi falje publike, s’takohet më me mua

Shqiperi

Gazeta Express

30/09/2022 12:47

Kreu i PD Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila ka përjashtuar çdo mundësi takimi me të.

Berisha tha se deklaratat e ambasadores Kim, janë të njëjta me ato të kryeministrit Edi Rama. Madje shkoi dhe më tej duke thënë se nëse ambasadorja s’i kërkon ndjesë punlike, Berisha s’ka për t’u takuar asnjëherë më me të.

Lexo Edhe:

Pyetje: Deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim, si e komentoni, ajo tha se nuk do të zhvillojë takime personale me ju? A e dëmtojnë këto PD?

Berisha: Ka disa pasaktësi, jo të vogla. Së pari, zotimi i ambasadores se zyrtarët amerikanë, edhe ajo personalisht, nuk takohen me persona të dizenjuar, është një deklaratë sikur ta kishte bërë Edi Rama.
Pse them kështu? Sepse është gënjeshtër dhe nuk është e vërtetë.

Zyrtarë të lartë të DASH takohen me të dizenjuar, madje edhe me kukulla apo idhtarë të Vladimir Putinit. Kjo është një gjë e pavërtetë. PD mbetet e vendosur për marrëdhënie shumë të mira me SHBA. SHBA janë aksionari kryesor i sigurisë së botës së lirë dhe ne, në opozitë dhe pushtet, besojmë se duhet të bëjmë çdo kontribut të mundshëm që ky funksion të përmbushet në interesin më të mirë të vendit dhe paqes në botë. Natyrisht, nuk bëhet fjalë këtu për marrëdhënie me Sorosin dhe mafien e tij. Ka një zotim solemn. Non-grata do jetë vendimi i PD për Sorosin. Në rastin konkret, ambasadorja që flet si guvernatore, siç e keni parë, shkon në një super-harmoni me elementë të diskredituar kombëtarisht dhe botërisht si Edi Rama, Taulant Bala, etj.

Po marr vetëm një shembull. Këtu erdhi në një udhëtim sekretari Mike Pompeo. Ishte lënduese për reputacionin e miqësisë mes dy vendeve, kur atë e pritën dy mafiozë të damkosur. Taulant Bego Yaris dhe Alket Hyseni. Unë mendoj se zonja ka përgjegjësi. Alket Hysenin e kanë larguar nga deputet dhe partia si mafia e pronave në Sarandë. Taulant Bego ka disa mbiemra të drogës. Edhe kjo makina e fundit nxirrte 300 kg drogë në Maqedoni ose Greqi. A mundet që konferenca e 100-vjetorit, dhe kjo e detyroi sekretarin, që në njoftimin e tij, t’i vinte vizë këtyre takimeve. Takova, tha, vetëm përfaqësuesit e opozitës iraniane. Përveç kësaj, u bë e famshme ajo fraza e barit. Enver Hoxha u thoshte shqitparëve që edhe bar do hamë dhe nuk do u nënshtrohemi imperalistëve amerikanë, kurse zonja u tha demokratëve edhe bar do hani.

Unë i kam deklaruar se pa kërkesë-ndjesë publike, ajo nuk takohet me Sali Berishën. Pavarësisht se është përfaqësuese e vendit më të fuqishëm në botë, jashtë gabimit nuk del askush dhe arroganca nuk është virtyt.

Sipas Berishës Kim po falsifikon historinë.

“Së fundmi, në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar historinë, me heqje fotografish, me këto e ato. Të cilat shqiptarët i njohin nga e shkuara. Nuk duhet të rikthehen gjëra të tilla. Por, ajo që m’u duk i pafat dhe qesharak, ishte krahasimi, paralelizmi, i ndërprerjes së marrëdhënies diplomatike në vitin 1946 me 1997. Krahasoi të pakrahasueshmen.

Në vitin 1946, marrëdhëniet diplomatike u ndërprenë zyrtarisht nga qeveria e SHBA, por edhe qeveria e Tiranës, sepse në Tiranë u vendos një diktaturë komuniste. Këto marrëdhënie, rivendosjen e këtyre marrëdhënieve, SHBA e përdorën si leverage për vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri. Nuk rivendosën marrëdhëniet me Ramiz Alinë derisa u formua Partia Demokratike. Në vitin 1997, ka dëgjuar apo parë kush ndonjë deklaratë se SHBA ndërpreu marrëdhëniet me SHBA? Kjo është fantazi. Ka pasur një rast që disa diplomatë janë larguar nga pasiguria, por nuk ka kurrë një deklaratë për ndërprerje marrëdhënie apo proces për rivendosjen. Ajo që ndodhi është kjo, një ambasadore u largua në mes të detyrës dhe një ambasador erdhi, një ish-këshilltar i tre presidentëve të SHBA, Regan, Bush dhe Klinton, dhe ky ishte një mik i shquar i shqiptarëve, Robert Froulin. Të bësh analogjira, se të leverdis për luftë politike, tregon dobësi ekstreme të paktën në histori, për të mos thënë probleme të tjera.

/Gazeta Express