Kili po përballet me protesta të dhunshme dhe vrasje, Kosova po merr pjesë në Kampionat Botëror atje!


load
Gazeta Express
22 Tetor 2019 15:40

Kili po përballet me protesta të dhunshme së fundmi, ndërsa raportohet se së paku 11 njerëz janë vrarë, shkruan Gazeta Express.

Presidenti i këtij vendi jug-amerikan, Sebastián Piñera ka thënë se Kili është në luftë.

E ndërkohë, në këtë shtet aktualisht gjendet edhe ekipi i Përfaqësueses së Kosovës në Karate, i cili po merr pjesë në Kampionatin Botëror të karatesë për kadetë, juniorë dhe U21, që do të mbahet nga 23-27 tetor në qytetin e Santiagos.

Federata e Karatesë e Kosovës njofton se ekipi kosovar është shëndosh e mirë në Santiago, përkundër protestave që po zhvillohen atje.

“Së bashku me përfaqësuesen e Kosovës në karate gjendet edhe kryetari

Ismet Krasniqi, i cili është në vazhdimësi në kontakte me drejtuesit e

sigurisë së shtetit të Kilit, po ashtu me Institucionet e Sigurisë të

Kosovës si dhe drejtuesit e Federatës së Karatesë së Kosovës për çdo

ndryshim te situatës”, njofton Komisioni për Informim i FFK-së, i cili i uron suksese Përfaqësueses së Kosovës.

Kjo e fundit do të marrë pjesë në Botëror me 14 garues. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart